Lentet e kontaktit

Lentet e kontaktit: Lentet e kontaktit vendosen në sy për të korrigjuar shikimin. Ka disa tipe lentesh, të cilat dallohen nga kohëzgjatja e përdorimit të tyre. Ata janë të ndara në lente për përdorim të përditshëm, përdorimi mujor dhe për përdorim vjetor. Lentet e kontaktit janë të sigurta vetëm nëse ato ruhen dhe mirëmbahen siç duhet. Ata duhet të pastrohen çdo ditë, me një solucion të posaçëm të ofruar në dyqanet tona. Lentet e kontaktit që ne ofrojmë janë nga kompani të njohura në mbarë botën për lentet e kontaktit si Bauch & LOMB dhe Soleko.

Lentet minerale (Xham): Kjo lloj lente tani përdoret shumë rrallë, për shkak se këto janë mjaft të rënda, ata thyhen shumë lehtë nëse rrëzohen dhe në këto raste situata është e rrezikshme sepse copat e vogla të xhamit mund të futen në sy dhe mund të shkaktoj dëmtim të përhershëm. Kjo lloj lente NUK REKOMANDOHET TE SYZET E FËMIJËVE.