Italoptik, lider në fushën e optikës në Shqipëri

Italoptik është krijuar për t’iu përgjigjur një publiku që ka nevojë të ketë të gjitha produktet optike në një vend të vetëm. Kompania jonë i përmbush këto nevoja dhe në të njëjtën kohë është rritur duke u bërë një ndërrmarrje shumë e suksesshme.
ITALOPTIK tashmë ka tre dyqane, dy në Tiranë dhe një në rajonin e Fierit. Çdo dyqan ka një shumëllojshmëri të gjerë të syzeve të diellit dhe optike, duke filluar nga klasiket deri tek modelet më të reja nga stilistet me të njohur në mbarë botën, llojet e ndryshme të lenteve optike dhe aksesorëve të syzeve. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar një shërbim me cilësi të lartë, duke kombinuar kështu përsosmërinë e klinikës me klientin e kënaqur, duke vlerësuar kontributet e gjithë stafit për cilësinë e kujdesit ndaj pacientit.

italoptik albania
italoptik albania
optical-shop
italoptik albania

Historia jonë

Italoptik është dyqani i parë optik në Shqipëri, i hapur më 5 janar të vitit 1994. Ne jemi një kompani shqiptare e krijuar me bashkëpunimin e investitorëve Italian, të cilët kanë 80 vite përvojë në fushën e optikës. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh dhe produktesh duke përfshirë: kontroll të syrit me teknologji të fundit nga doktor profesionist të fushës, të cilët kurojnë të gjitha patologjitë e syrit, duke përzgjedhur dhe përshtatur në bazë të nevojave të pacientit, lente optike për të gjitha problemet e shikimit, lente kontakti nga kompani të njohura në të gjithë botën, syze dielli dhe optike nga stilistë të ndryshëm, shërbim i shpejtë, staf i kualifikuar dhe i trajnuar herë pas herë në Itali, pajisje moderne nga firma prestigjioze gjermane, japoneze dhe italiane. Të gjitha këto të ndërthurura me përvojën afatgjate në fushën e optikës në Shqipëri, e bëjnë Italoptik lider absolut në fushën e optikës në Shqipëri.