Lentet Optike:

Lente Optike përdoren për të korrigjuar, mbrojtur dhe përmirësuar shikimin dhe ne ofrojme një gamë të gjerë të materialeve te ndryshme dhe indekseve te refraktimit. Sipërfaqja e lenteve është e ndërtuar me materiale organike, polikarbon, mineral dhe fotokromatike. Këto mund t’i nënshtrohen disa trajtimeve si antireflektimi, ngjyrimi dhe trajtim i efektit pasqyrë. Produktet tona më të fundit janë lentet e polarizuara, të cilat mundësojnë shikim optimal në diell dhe veçanërisht për aktivitetet sportive në natyrë.
Ne kemi disa lloje lentesh për të përmbushur çdo kërkesë tuajën

  • Lentet monofokale:
    Këto kanë një objektiv të vetëm të bëjnë të mundur korrigjimin e defeketeve në shikim të tilla si presbiopi, hipermetropi, miopi dhe astigmatizëm.
  • Lente Bifokale:
    Klientët që përdorin këto lente kanë vështirësi në shikim për larg dhe afër. Pjesa më e madhe e lentes shërben për të korigjuar shikimin për larg, kurse pjesëza e gjysëmhenës shërben për të korrigjuar shikimin për afer.
  • Lentet Progresive:
    Këto kanë si qëllim për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja të shikimit me një lente: pjesa e sipërme ju lejon të shikoni në largësi, pjesa e mesme ju lejon të shihni objekte dhe njerëz në një distancë mesatare dhe pjesa e poshtme bën të mundur që ju të shihni nga afër objekte dhe njerëz.
    Të gjitha lentet tona progresive janë të krijuar me metoda më të fundit të teknologjisë, e cila na mundëson që të marrim një lente të mirë si nga ana estetike dhe nga ana e korrigjimit të shikimit. Ky proces quhet Formë e Lirë, përdoret për të prodhuar lentet progresive me porosi.
    Ejani dhe zbuloni inovacionet tona më të fundit!