Historia jonë
Gjithçka nisi në vitin 1994 te Selvia, në dyqanin tonë historik. Z. Andrea Lula, inxhinier i aparaturave elektro-mjekësore dhe i apasionuar pas teknologjisë, hapi optikën e parë private në Shqipëri me një bindje të thjeshtë: çdo njeri meriton të shohë mirë dhe të trajtohet me sinqeritet. Me bashkëpunime të forta me partnerë italianë dhe me standarde të larta që në ditën e parë, Italoptik u bë shpejt pikë referimi për optikën në vend. Sot kemi 32 vite përvojë dhe mbi 300 mijë pacientë që na kanë besuar sytë e tyre.
32 vite me ju
Prej 32 vitesh, familjet shqiptare na besojnë shikimin e tyre.
Profesionalizëm
Fakti që na kanë besuar gjatë 32 viteve punë më shumë se 300.000 pacientë na vërteton punën tonë profesionale.
300.000+ pacientë
Çdo pacient ka emrin dhe historinë e vet. Për ne nuk është një numër.
3 dyqane dhe online
Na gjeni në Selvi, në Kalanë e Tiranës, në Fier dhe kudo online.
Identitet
Trashëgimia e familjes Lula është sot filozofia e Italoptik. Optikën e drejton vajza e themeluesit, Znj. Romina Lula, me të njëjtin përkushtim si i ati prej më shumë se 20 vitesh. Me studime në Angli, Kanada dhe Itali dhe me përvojë akademike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ajo ka sjellë në Shqipëri një qasje që bashkon teknologjinë më të re me kujdesin personal për çdo pacient.
Sot jemi në tre vende: dyqani historik te Selvia, zemra e markës sonë; dyqani modern në Kalanë e Tiranës; dhe dyqani i Fierit, një nga qendrat më të vjetra të kujdesit optik. Në secilin prej tyre ju presin mjekë okulistë dhe optometristë të specializuar, me pajisje moderne dhe me kohën e duhur për ju.
Inovacion
Kemi mbi 250 marka ndërkombëtare, koleksione ekskluzive dhe lente të prodhuara në laboratorë të certifikuar. Çdo palë syze e zgjedhim duke menduar si për pamjen, ashtu edhe për recetën e mjekut, që të shihni mirë dhe të ndiheni mirë. Kemi zgjidhje për fëmijë, të rinj, gra dhe burra, për çdo stil dhe çdo buxhet.
Për ne, kujdesi për shikimin nuk është një shitje. Është një marrëdhënie që nis me vizitën e parë dhe vazhdon për vite. Syzet ju shoqërojnë çdo ditë, prandaj çdo lente, çdo palë syze dhe çdo vizitë trajtohet me kujdes të plotë.
Ekspertizë, Etikë dhe Profesionalizëm në Çdo Vizitë
Ekipi ynë mjekësor është arsyeja pse shumë familje kthehen te ne brez pas brezi. Që nga vitet ’90, kujdesi ynë për syrin është ndërtuar mbi profesionalizëm, trajnim të vazhdueshëm dhe një qasje njerëzore ndaj çdo pacienti, në çdo moshë. Mjekët tanë okulistë kanë formim të plotë akademik dhe përvojë klinike, dhe çdo vizitë bëhet me aparatura moderne e me durim, që të largoheni me përgjigje të qarta.
Ekipi Ynë
Dr. Renis Qamo – Mjek okulist
Dr. Ada Mardeda – Mjeke okuliste / Optometriste
Dr. Uliana Isufi – Mjeke okuliste
Pyetjet më të shpeshta
Po. Mjekët dhe optometristët tanë ju bëjnë një kontroll të plotë të syve me pajisje moderne dhe ju shpjegojnë me fjalë të thjeshta çfarë ju duhet.
Ne ofrojmë syze optike, syze dielli, lente kontakti dhe lente speciale si lente me filtër blu, antirefleks, fotokromatike dhe lente për kontrollin e miopisë tek fëmijët.
Zakonisht 1 deri në 3 ditë pune, në varësi të lenteve dhe të recetës. Ju njoftojmë sapo të jenë gati.
Po. Çdo produkt që blini te ne ka garanci për të paktën një vit. Gjatë këtij viti jemi këtu për çdo rregullim apo riparim që ju nevojitet, dhe gjithçka është falas.
Po. Në Tiranë porosia arrin për 1–2 ditë pune, në rrethe për 1–4 ditë pune.
Po, sipas Termave dhe Kushteve tona. Për arsye higjienike dhe sepse punohen posaçërisht për ju, nuk mund të kthehen lentet optike me recetë dhe lentet e kontaktit të hapura.
Orari i punës
| Selvia (E Hënë – E Shtunë) | 08:00–20:00 |
| Kalaja (E Hënë – E Shtunë) | 09:00–21:00 |
| Fier (E Hënë – E Shtunë) | 09:00–13:00 dhe 16:00–20:00 |
| E Dielë | Mbyllur |
