Risitë në Italoptik
ITALOPTIK · BRANDI YNË
Italoptik është optika e parë në Shqipëri që krijoi brandin e saj të syzeve. Brandi Italoptik lindi për 30-vjetorin tonë, si falënderim për besimin që klientët na kanë dhënë që nga viti 1994. Koleksioni vjen me syze dielli dhe syze optike, dhe e gjeni vetëm në dyqanet Italoptik në Selvi, Kala dhe Fier.
KYME · HANDMADE IN ITALY
Kyme është marka ekskluzive e Italoptik: një linjë syzesh e prodhuar e gjitha me dorë në Itali. Çdo kornizë punohet me kujdes artizanal, me materiale cilësore dhe detaje që nuk i gjen te syzet e prodhuara në seri. Koleksioni Kyme vjen si me syze dielli, ashtu edhe me syze optike, dhe e gjeni vetëm në dyqanet Italoptik në Selvi, Kala dhe Fier.
E ardhmja e shikimit, sot në Italoptik
DAFD (LENTE PROGRESIVE ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE)
Lentja DAFD projektohet me inteligjencë artificiale dhe punohet nga robotë. Kështu kalimi nga shikimi afër te shikimi larg bëhet më i butë dhe shtrembërimet anësore ulen në minimum. Rezultati: më pak kohë për t'u mësuar dhe më shumë rehati.
Lente normale progresive
Ndërtimi i lentes normale progresive
Rrotullimi automatik i zonës nga afër
Optimizim automatik i zonave periferike
MYOSTOP
Si prind, do të doje që numri i syzeve të fëmijës të mos rritet çdo vit. Lentet MyoStop janë krijuar për këtë: ngadalësojnë rritjen e miopisë te fëmijët dhe të rinjtë. Janë të paktën 25% më të holla se lentet e zakonshme dhe të rehatshme për përdorim gjatë gjithë ditës. I rekomandojmë për çdo fëmijë me miopi.
Lentet normale krijojnë një imazh të turbullt
në zonat anësore
MyoStop ofron një imazh të qartë në të gjithë
lenten
