OKULIST NË TIRANË
Sytë tuaj meritojnë kujdes nga njerëz që e bëjnë këtë punë prej 32 vitesh. Në Italoptik, optikën e parë private në Shqipëri, vizita okulistike bëhet me qetësi dhe me aparatura moderne, në dy dyqanet tona në Tiranë: Selvi (Rruga e Dibrës 271) dhe Kalaja e Tiranës.
Si zhvillohet vizita
- Zgjat rreth 20–30 minuta.
- Matim shikimin, kontrollojmë presionin dhe shëndetin e syrit dhe ju shpjegojmë gjithçka me fjalë të thjeshta.
- Nëse ju duhen syze ose lente, ju ndihmojmë t’i zgjidhni aty për aty, nga koleksione origjinale.
Për fëmijët
Kontrolli i hershëm bën diferencën. Për fëmijët me miopi ofrojmë lentet MyoStop, që ndihmojnë të ngadalësohet rritja e numrit.
Sa shpesh?
Ju këshillojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur jua rekomandon mjeku.
Oraret
Selvi: 08:00–20:00 · Kalaja: 09:00–21:00 · E diel: mbyllur
