Lente & Teknologjitë - E ardhmja e shikimit, sot në Italoptik

TRAJTIMI ANTIREFLEKS

Antirefleksi është një trajtim i sipërfaqes së lentes që përdoret për të eliminuar reflekset e rrezeve të dëmshme UV, për mbrojtjen ndaj tyre deri në 92–100% dhe për të rritur transparencën e shikimit të lentes. Antirefleksi gjendet në disa ngjyra: jeshile, lejla, blu, dhe kohët e fundit është prodhuar edhe një tip tjetër antirefleksi, i bardhë.

TRAJTIMI BLU CONTROL

Nëse kaloni shumë orë para kompjuterit apo telefonit, këto lente filtrojnë një pjesë të dritës blu të ekraneve, ulin lodhjen e syve dhe e bëjnë punën më të rehatshme. Ofrohen te lentet organike me indeks të lartë (1.61, 1.67, 1.74).

LENTE FOTOKROMATIKE

Brenda, lentet kanë vetëm rreth 10% ngjyrë. Kur dilni jashtë, errësohen vetë deri në 50–60%, si syze dielli. Sa më e fortë drita, aq më e errët bëhet lentja. Një palë syze për gjithë ditën.

lente fotokromatike

LENTET TITAN

Italoptik është e vetmja optikë në Shqipëri që punon lentet Titan. Përdoren për numra të lartë të miopisë, sepse përthyejnë dritën më fort se lentet organike. Kështu edhe me numër të lartë, syzet mbeten më të holla, më të lehta dhe më estetike.

LENTE ORGANIKE

Janë lentet më të përdorura në botë: shumë të lehta dhe nuk thyhen. Në Italoptik, 95% e lenteve organike i punojmë me antirefleks, për një shikim më të qartë çdo ditë.

Lente organike

LENTE PASQYRE

Kanë një shtresë të jashtme pasqyruese që ul dritën e fortë që hyn në sy. Janë të rehatshme në det, në mal dhe në sport, dhe kanë një pamje moderne.

LENTE PROGRESIVE ME AI

Një palë syze për larg, për kompjuterin dhe për lexim. Në dhjetor 2025, Italoptik solli për herë të parë në Shqipëri lentet progresive të projektuara me inteligjencë artificiale. Sipërfaqen e tyre e gdhendin robotë me saktësi shumë të lartë, dhe kanali i shikimit është më i gjerë, prandaj shihni më qartë dhe mësoheni më shpejt.

Për kë është: për këdo që i duhen syze edhe për larg, edhe për afër, zakonisht pas moshës 45 vjeç.

Lexo më shumë

Lente progresive me inteligjencë artificiale te Italoptik

LENTET MYOSTOP PËR FËMIJËT

Lentet MyoStop janë krijuar për fëmijët me miopi. Ato korrigjojnë shikimin dhe njëkohësisht ngadalësojnë rritjen e numrit vit pas viti. Janë të paktën 25% më të holla se lentet standarde. Italoptik i solli për herë të parë në Shqipëri.

Për kë është: për fëmijët dhe adoleshentët me miopi.

Lexo më shumë

Syze për fëmijë me lente MyoStop

LENTE POLARIZUESE

Lentet polarizuese ndalojnë shkëlqimin e fortë që vjen nga deti, rruga e lagur ose bora. Ngjyrat duken më të qarta dhe sytë lodhen më pak. Mund të bëhen edhe me numër.

Për kë është: për ata që ngasin shumë makinë, për detin, malin dhe sportin.

Syze dielli me lente polarizuese pranë detit

NUK E DINI CILAT LENTE JU DUHEN?

Na tregoni si i përdorni sytë gjatë ditës: në makinë, në kompjuter, për lexim apo për sport. Pas vizitës, okulisti dhe optikët tanë ju rekomandojnë lentet që ju përshtaten më mirë.

Rezervo vizitën · Na shkruani në WhatsApp

Optikja e Italoptik merr matjet për lentet e reja
My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Tetor 2026

Tetori Rozë

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Në Italoptik jemi pranë çdo gruaje. Kujdesuni për veten: kontrolli i hershëm shpëton jetë. Gjatë gjithë tetorit, dyqanet tona në Selvi, Kala dhe Fier vishen me rozë.

00Ditë
:
00Orë
:
00Min
:
00Sek
NA VIZITONI NË DYQAN
Compare Products (0 Products)