Historia jonë
Ital Optik është optika e parë private në Shqipëri, një histori që fillon në vitin 1994 me vizionin e Z. Andrea Lula, një inxhinier i përkushtuar pas aparaturave elektro-mjekësore dhe i pasionuar pas teknologjisë. Ajo që nisi si një dyqan i vogël tek Selvia, i mbështetur në profesionalizëm, sinqeritet dhe bashkëpunime të forta me sipërmarrës italianë, u shndërrua shpejt në një pikë referimi të industrisë së optikës në vend. Standardet e larta që Z. Lula vendosi që në fillim krijuan bazën e një suksesi që sot numëron mbi tre dekada eksperiencë dhe mbi 300 mijë pacientë të vizituar.
32 vite ne treg
Ital Optik operon në treg prej më shumë se 32 vitesh duke dëshmuar profesionalizëm, korrektësi dhe cilësi të pa diskutueshme.
Profesionalizëm
Fakti që na kanë besuar gjatë 32 viteve punë më shumë se 300.000 pacientë na vërteton punën tonë profesionale.
+300k pacientë
U kemi ofruar shërbim profesional me përkushtim serioz për të bërë më të mirën më shumë se 300,000 pacientëve.
3 destinacione
Mund të na gjeni në 3 destinacione në të gjithë Shqipërinë momentalisht, gjithashtu jemi edhe online duke ofruar produktet tona.
Indentitet
Trashëgimia e familjes Lula është kthyer në filozofinë që përshkon çdo aspekt të Ital Optik. Sot, optika drejtohet nga vajza e themeluesit, Znj. Romina Lula, e cila prej më shumë se 20 vitesh udhëheq me përkushtim të njëjtë si i ati, duke ndërthurur ekspertizën shkencore, formimin ndërkombëtar dhe vizionin modern. Me studime në Angli, Kanada dhe Itali, si dhe eksperiencë akademike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ajo ka sjellë në Shqipëri një qasje inovative që kombinon teknologjinë e avancuar me traditën e kujdesit të personalizuar.
Sot Ital Optik operon me tre filiale: pikën historike tek Selvia, që mbetet zemra e brandit; filialin modern të Kalaja e Tiranës, pozicionuar në një nga lokacionet më elitare të kryeqytetit; dhe filialin e Fierit, një nga qendrat më të vjetra të kujdesit optik. Në çdo filial, vizitat kryhen nga mjekë okulistë dhe optometristë të specializuar, me pajisje moderne dhe një qasje profesionale që fokusohet tek individualiteti i pacientit.
Inovacion
Në Ital Optik ofrojmë një gamë të gjerë syzesh optike dhe dielli me mbi 250 marka ndërkombëtare, koleksione ekskluzive dhe lente të prodhuara në laboratorë të certifikuar. Çdo syzë përzgjidhet duke respektuar jo vetëm estetikën, por edhe parametrat teknikë që garantojnë përputhje perfekte me recetën e mjekut. Ky kombinim i cilësisë, teknologjisë dhe kujdesit profesional e ka bërë Ital Optik një nga emrat më të besuar në treg për fëmijë, të rinj, gra dhe burra, duke u përshtatur në mënyrë harmonike me çdo buxhet dhe çdo stil.
Që nga dita e parë, ne kemi ndërtuar çdo marrëdhënie mbi profesionalizëm, integritet dhe respekt të thellë ndaj pacientit. Për Ital Optik, kujdesi për shikimin nuk është një shërbim i zakonshëm — është një përgjegjësi, një art dhe një përvojë e plotë që fillon me konsultën e parë dhe vazhdon me çdo hap të udhëtimit tuaj vizual. Syzet nuk janë vetëm një produkt — janë pjesë e identitetit tuaj, një detaj që ju shoqëron çdo ditë, dhe për këtë arsye çdo lente, çdo kornizë dhe çdo vizitë trajtohet me përkushtim të plotë.
Ekspertizë, Etikë dhe Profesionalizëm në Çdo Vizitë
Ekipi mjekësor i Ital Optik është një nga elementët që e diferencojnë këtë optikë nga çdo qendër tjetër në vend. Prej viteve ’90 e deri sot, kujdesi ndaj syrit ka qenë i ndërtuar mbi profesionalizëm të vërtetë, trajnim të vazhdueshëm dhe një qasje njerëzore ndaj çdo pacienti, pavarësisht moshës apo problematikës.
Kjo trashëgimi e fortë profesionale vijon sot nën drejtimin e Znj. Romina Lula, e cila prej më shumë se 20 vitesh ka kombinuar ekspertizën shkencore, formimin ndërkombëtar dhe pasionin për optometrinë me ndërtimin e një ekipi të besueshëm, të specializuar dhe të dedikuar për shëndetin vizual.Në ekipin tonë bëjnë pjesë mjekë okulistë me formim të plotë akademik dhe përvojë klinike, të cilët ofrojnë vizita të detajuara dhe diagnostikim të avancuar për të gjitha patologjitë e syrit. Çdo vizitë realizohet me aparatura moderne dhe me një qasje të kujdesshme, profesionale dhe të personalizuar.
Ekipi Ynë
Dr. Renis Qamo – Mjek okulist
Dr. Ada Mardeda – Mjeke okuliste / Optometriste
Dr. Uliana Isufi – Mjeke okuliste
Pyetjet më të shpeshta
Po, në ItalOptik realizojmë kontroll të detajuar të syve nga specialistë të kualifikuar, duke përdorur pajisje moderne për diagnozë të saktë dhe përcaktim korrekt të numrit të lenteve.
Ne ofrojmë syze optike, syze dielli, lente kontakti dhe lente speciale si lente me filtër blu, antirefleks, fotokromatike dhe lente për kontrollin e miopisë tek fëmijët.
Koha e përgatitjes varet nga tipi i lenteve dhe kompleksiteti i recetës, por zakonisht varion nga 1 deri në 3 ditë pune.
Po, të gjitha produktet në ItalOptik janë të garantuara për cilësi dhe origjinalitet. Ofrojmë gjithashtu asistencë pas shitjes për rregullime dhe mirëmbajtje.
Po, porositë mund të bëhen online. Dorëzimi në Tiranë realizohet brenda 1–2 ditë pune, ndërsa jashtë Tiranës 1–4 ditë pune, në varësi të distancës.
Për arsye higjienike dhe specifikës së produkteve optike, kthimi i mallit nuk është i disponueshëm.
Orari i punës
| E Hene: | 08:00-20:00 |
| E Marte: | 08:00-20:00 |
| E Merkure: | 08:00-20:00 |
| E Enjte | 08:00-20:00 |
| E Premte: | 08:00-20:00 |
| E Shtune: | 08:00-20:00 |
| E djele: | Mbyllur |
