Shërbimet e Italoptik
Vizita Okulistike
Vizita jonë nuk është vetëm një matje e shikimit. Mjeku okulist është pranë jush për çdo shqetësim apo problem që keni me sytë: nga lodhja, skuqja dhe thatësia e syve, te infeksionet, presioni i syrit apo ndryshimet e shikimit me moshën. Ai ju dëgjon, ju kontrollon me kujdes dhe ju udhëzon për trajtimin e duhur. Pajisjet moderne dixhitale na japin saktësi, kurse përvoja dhe vëmendja ndaj jush na ndihmojnë të kujdesemi për shëndetin e syve tuaj në çdo moshë.
Zgjedhja e syzeve
Pas vizitës ju ndihmojmë të zgjidhni syzet që ju rrinë bukur dhe ju përshtaten në jetën e përditshme. Shohim formën e fytyrës, ngjyrën e lëkurës, largësinë mes pupilave dhe recetën, që syzet të duken bukur dhe lentet të punojnë siç duhet.
Refraksioni
Refraksioni është matja që përcakton recetën tuaj të saktë. E bëjmë me aparatura të avancuara që matin numrin, cilindrin, boshtin dhe çdo parametër tjetër. Nuk nxitojmë, sepse një matje e saktë do të thotë shikim i qartë dhe sy pa lodhje.
Punimi i lenteve
Punojmë me disa nga laboratorët më të njohur në Europë. Çdo lente punohet sipas recetës suaj, mënyrës si i përdorni syzet dhe pozicionit të tyre në fytyrë, që të shihni qartë që në ditën e parë.
Kujdesi pas shitjes
Kur nuk shihni mirë, nuk mund të prisni, prandaj punojmë shpejt. Edhe pasi i keni marrë syzet, jemi këtu për ju: i rregullojmë, i përshtatim dhe ju ndihmojmë sa herë që ju duhet. Me ne, marrëdhënia nis pikërisht kur syzet dorëzohen.
