LENTE KONTAKTI NË TIRANË
Lentet e kontaktit ju japin liri: për sportin, për punën, ose thjesht për ditët kur nuk doni syze. Te Italoptik i zgjedhim bashkë me ju, pas një matjeje të saktë, që të jenë të rehatshme dhe të sigurta për sytë tuaj.
Pse te ne
- Matje dhe këshillim nga specialistë me 32 vjet përvojë.
- Lente ditore, dyjavore dhe mujore, si edhe solucione dhe produkte kujdesi.
- Ju mësojmë si t’i vendosni, t’i hiqni dhe t’i ruani, hap pas hapi.
Këshillë e rëndësishme
Mos përdorni lente pa u kontrolluar më parë. Ju këshillojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur jua rekomandon mjeku.
Shënim: për arsye higjiene, lentet e kontaktit të hapura nuk kthehen.
Ku na gjeni
Selvi (Rruga e Dibrës 271, Tiranë) · Kalaja e Tiranës · Fier (pranë AVN)
