LENTE MYOSTOP PËR FËMIJËT
“A u rrit sërish numri?” Është pyetja që çdo prind e bën në vizitë. Syzet e zakonshme e korrigjojnë miopinë, por nuk e ndalin rritjen e saj. Lentet MyoStop janë krijuar pikërisht për këtë: të ngadalësojnë rritjen e miopisë te fëmijët dhe adoleshentët. Italoptik i solli ato për herë të parë në Shqipëri.
Pse ka rëndësi
Kur miopia rritet shumë, rritet edhe rreziku në moshë të rritur për probleme serioze të syrit. Sa më herët ta kontrollojmë, aq më i ulët mbetet numri përfundimtar i fëmijës.
Çfarë sjellin lentet MyoStop
- Shikim i qartë gjatë gjithë ditës, në shkollë, në lojë dhe para ekranit
- Ngadalësim i rritjes së miopisë, pra më pak rritje numri vit pas viti
- Të paktën 25% më të holla se lentet standarde, syze më të lehta dhe më të bukura
- Komode nga mëngjesi deri në mbrëmje
Shenjat që duhet të vini re
- Ngushton sytë për të parë larg
- Ulet shumë afër televizorit ose e mban telefonin pranë fytyrës
- Ankohet për dhimbje koke ose sy të lodhur pas shkollës
Sa shpesh?
Për fëmijët me miopi rekomandojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur e rekomandon mjeku.
Lexoni më shumë në artikullin tonë: Miopia te fëmijët: si ta ngadalësojmë me lentet MyoStop.
