LENTE PROGRESIVE ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE

Optikja e Italoptik duke marrë matjet personale për lentet progresive

Një palë syze për larg, për kompjuterin dhe për lexim, pa i hequr e vënë gjithë ditën. Kjo është liria që japin lentet progresive. Dhe që nga dhjetori 2025, Italoptik është i pari në Shqipëri me lente progresive të projektuara me inteligjencë artificiale.

Çfarë i bën të ndryshme

Inteligjenca artificiale ka mësuar nga një sasi e madhe të dhënash si lëvizin sytë dhe koka e njerëzve në jetën e përditshme, dhe e përshtat dizajnin e lentes me matjet tuaja personale. Sipërfaqen e lentes e gdhendin robotë me saktësi shumë të lartë, pikë për pikë. Kështu kanali i shikimit, zona e qartë që lidh pjesën për larg me atë për afër, del shumë më i gjerë se te lentet progresive klasike.

Çfarë ndieni ju

  • Shikim më i qartë dhe më i gjerë në çdo distancë
  • Përshtatje më e shpejtë, shumë njerëz mësohen që në ditët e para
  • Kalim më i natyrshëm nga larg në afër, me më pak lëvizje të kokës
  • Më pak lodhje e syve, edhe pas shumë orësh para ekranit

Për kë janë

Për këdo që ka nevojë për syze edhe për larg edhe për afër, zakonisht pas moshës 40–45 vjeç, kur fillon presbiopia.

Si i bëjmë

Vizita te okulisti, zgjedhja e kornizës, matjet personale me aparatura moderne dhe dorëzimi, kur ua rregullojmë syzet mirë në fytyrë.

Lexoni më shumë në artikullin tonë: Kur gërmat duken më të vogla: presbiopia dhe syzet progresive.

Të gjitha dyqanet tona →

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Compare Products (0 Products)