LENTE TITAN 1.8 DHE TITAN 1.9

Lente Titan 1.8 dhe Titan 1.9 te Italoptik, Tiranë

Kush ka numër të lartë miopie e di mirë si ndihet: lente të trasha, syze të rënda që rrëshqasin mbi hundë, dhe sy që duken më të vegjël pas xhamit. Me lentet Titan kjo ndryshon. ITALOPTIK ËSHTË E VETMJA OPTIKË NË SHQIPËRI QË PUNON SYZE ME LENTE TITAN 1.8 DHE TITAN 1.9.

Pse janë kaq të holla

Lentet Titan e përthyejnë dritën më fort se lentet organike. Kështu, për të njëjtin numër, lentja mund të jetë shumë më e hollë. Sa më i lartë indeksi (1.8, 1.9), aq më e hollë dhe më e lehtë lentja.

Për kë janë

  • Për numra të lartë të miopisë, kur lentet e zakonshme dalin të trasha.
  • Për ata që duan syze të lehta dhe estetike, pa buzë të trasha që duken nga anash.
  • Për ata që duan të zgjedhin lirisht kornizën që u pëlqen, edhe një model të hollë metalik.

Si i punojmë

Matim syrin me kujdes, zgjedhim bashkë kornizën dhe i përgatisim lentet sipas recetës suaj. Mund t’i kombinoni me antirefleksin premium Silken, që i bën lentet pothuajse të padukshme.

Sa shpesh duhet kontrolli?

Ju këshillojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur jua rekomandon mjeku.

Të gjitha dyqanet tona →

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Compare Products (0 Products)