SYZE PËR FËMIJË
Fëmija nuk ankohet gjithmonë kur nuk sheh mirë. Ndonjëherë afrohet shumë te televizori, mbyll sytë gjysmë për të parë dërrasën ose lodhet shpejt kur lexon. Një kontroll në kohë dhe një palë syze të duhura e bëjnë shkollën, lojën dhe çdo ditë më të lehtë. Te Italoptik i presim fëmijët me durim dhe me buzëqeshje.
Syze optike për fëmijë
Korniza të lehta, fleksibile dhe të qëndrueshme, që i rezistojnë lojës, me ngjyra që fëmijëve u pëlqejnë. Lentet i punojmë sipas recetës, të holla dhe të sigurta, edhe me Blu Control për ekranet.
Lentet MyoStop për miopinë
Nëse numri i miopisë rritet çdo vit, lentet MyoStop korrigjojnë shikimin dhe njëkohësisht ndihmojnë të ngadalësohet rritja e numrit. Italoptik i solli për herë të parë në Shqipëri.
Syze dielli për fëmijë
Sytë e fëmijëve janë më të ndjeshëm ndaj diellit. Syzet tona të diellit për fëmijë janë origjinale, me mbrojtje të plotë UV400, nga marka si Ray-Ban Junior dhe Bulget.
Vizita okulistike për fëmijë
Ju këshillojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur jua rekomandon mjeku. Vizitën mund ta bëni në Tiranë, te Selvia dhe në Kalanë e Tiranës, ose në Fier.
