LENTE TITAN 1.8 DHE TITAN 1.9
Kush ka numër të lartë miopie e di mirë si ndihet: lente të trasha, syze të rënda që rrëshqasin mbi hundë, dhe sy që duken më të vegjël pas xhamit. Me lentet Titan kjo ndryshon. ITALOPTIK ËSHTË E VETMJA OPTIKË NË SHQIPËRI QË PUNON SYZE ME LENTE TITAN 1.8 DHE TITAN 1.9.
Pse janë kaq të holla
Lentet Titan e përthyejnë dritën më fort se lentet organike. Kështu, për të njëjtin numër, lentja mund të jetë shumë më e hollë. Sa më i lartë indeksi (1.8, 1.9), aq më e hollë dhe më e lehtë lentja.
Për kë janë
- Për numra të lartë të miopisë, kur lentet e zakonshme dalin të trasha.
- Për ata që duan syze të lehta dhe estetike, pa buzë të trasha që duken nga anash.
- Për ata që duan të zgjedhin lirisht kornizën që u pëlqen, edhe një model të hollë metalik.
Si i punojmë
Matim syrin me kujdes, zgjedhim bashkë kornizën dhe i përgatisim lentet sipas recetës suaj. Mund t’i kombinoni me antirefleksin premium Silken, që i bën lentet pothuajse të padukshme.
Sa shpesh duhet kontrolli?
Ju këshillojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur jua rekomandon mjeku.
