LENTE BLU CONTROL PËR EKRANET
Nëse kaloni shumë orë para kompjuterit apo telefonit, e njihni atë ndjesi në fund të ditës: sy të lodhur, të thatë, një vështrim që s’është më i freskët. Lentet Blu Control filtrojnë një pjesë të dritës blu që lëshojnë ekranet dhe ndriçimi LED, ulin lodhjen e syve dhe e bëjnë punën më të rehatshme, edhe në orët e vona.
Për kë janë
- Për ata që punojnë në zyrë, para kompjuterit.
- Për studentët dhe për fëmijët që mësojnë apo luajnë para ekranit.
- Për ata që përdorin telefonin shumë, sidomos në mbrëmje.
Me numrin tuaj
I përgatisim sipas recetës suaj, në lentet organike me indeks 1.61, 1.67 ose 1.74, të holla dhe të lehta. I kombinojmë edhe me lentet progresive dhe me antirefleksin.
A i zëvendësojnë pushimet?
Jo. Ndihmojnë që sytë të lodhen më pak, por pushimet mbeten të rëndësishme: çdo 20 minuta, shikoni diku larg për 20 sekonda.
Për fëmijët
Nëse miopia e fëmijës po rritet, pyetni edhe për lentet MyoStop.
Sa shpesh duhet kontrolli?
Ju këshillojmë një kontroll çdo 6–12 muaj, ose kur jua rekomandon mjeku.
