ANTIREFLEKS PREMIUM SILKEN
Ndodh shpesh: dikush ju flet, ju e shikoni në sy, por ai sheh vetëm një reflektim të bardhë në syzet tuaja. Ose natën, kur drejtoni makinën, dritat përballë shpërndahen në lente dhe ju lodhin shikimin. Silken është antirefleksi ynë premium, krijuar për ata që duan më të mirën.
E veçanta e Silken
Antirefleksi i zakonshëm zbut reflekset që vijnë nga përpara. Silken vendoset në të dyja anët e lentes, në pjesën e jashtme dhe në pjesën e brendshme, ndaj zbut edhe reflekset që vijnë nga pas dhe nga anët, të cilat lentja i kthen drejt syrit.
Çfarë fitoni
- Shikim më i pastër dhe më i qetë, në ekran dhe natën në timon.
- Lente që duken pothuajse të padukshme.
- Sy që duken natyrshëm në foto, në video-takime dhe në çdo bisedë.
Me çfarë lentesh shkon
Me lentet me numër, me lentet Titan 1.8 dhe 1.9, me lentet progresive dhe me Blu Control. Ju këshillojmë ne për kombinimin më të mirë.
Si t’i pastroni
Me ujë të vakët dhe pak sapun neutral, ose me spërkatësin për syze, dhe thajini me pecetën prej mikrofibre. Shmangni letrën, rrobat dhe ujin e nxehtë.
