SYZE POLARIZUESE

Syze dielli me lente polarizuese pranë detit

Në det, kur dielli bie mbi ujë, ose në makinë, kur asfalti i lagur shkëlqen, sytë mbyllen vetvetiu dhe lodhen. Lentet polarizuese e ndalojnë këtë shkëlqim të fortë: ngjyrat duken më të qarta, kontrastet më të forta dhe sytë rrinë të qetë gjithë ditën.

Si funksionojnë

Drita që reflektohet nga uji, rruga ose bora vjen kryesisht në një drejtim. Lentja polarizuese ka një filtër që e ndal këtë dritë, ndërsa lë të kalojë dritën që ju duhet për të parë.

Për kë janë

  • Për ata që ngasin shumë makinë.
  • Për detin, peshkimin dhe sportet në ujë.
  • Për malin dhe borën.

Edhe me numër

Lentet polarizuese mund t’i bëjmë edhe sipas recetës suaj, në kornizën e diellit që zgjidhni.

Origjinale dhe me garanci

Syzet tona polarizuese janë origjinale, nga Ray-Ban, Prada, Tom Ford e marka të tjera, me mbrojtje të plotë UV400 dhe garanci të paktën 1 vit.

Të gjitha dyqanet tona →

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Compare Products (0 Products)