Ju ka ndodhur ta largoni telefonin që të lexoni një mesazh? Apo të kërkoni dritë më të fortë për të parë menunë në restorant? Nuk jeni vetëm. Pas moshës 40 vjeç, pothuajse të gjithë fillojnë ta vënë re këtë ndryshim. Ka një emër: presbiopia. Dhe sot ka një zgjidhje shumë më të rehatshme se dy palë syze në çantë.
Çfarë është presbiopia?
Brenda syrit kemi një lente natyrale, kristalinin. Kur jemi të rinj, ai është i butë dhe ndryshon formë me lehtësi, që syri të fokusojë shpejt nga larg në afër. Me kalimin e viteve, kristalini forcohet dhe humbet elasticitetin. Syri nuk arrin më të fokusojë mirë nga afër, prandaj gërmat e vogla duken të turbullta.
Presbiopia nuk është sëmundje. Është pjesë e natyrshme e jetës dhe vjen te të gjithë, edhe te ata që kanë parë gjithmonë shumë mirë. Zakonisht fillon rreth moshës 40–45 vjeç dhe numri rritet pak nga pak deri rreth të 60-ave.
Shenjat më të shpeshta
- E largoni telefonin, librin ose menunë që të lexoni
- Ju duhet më shumë dritë për të lexuar
- Sytë lodhen ose ju dhemb koka pas leximit apo punës në kompjuter
- Gërmat e vogla, si ato të ilaçeve, duken të turbullta
- Sytë ju duhen më shumë kohë për të kaluar nga afër në larg

Dy palë syze? Ka një rrugë më të thjeshtë
Shumë njerëz mbi 50 vjeç mbajnë dy palë syze: një për larg, për makinën dhe televizorin, dhe një për afër, për leximin dhe telefonin. Gjithë ditën i heqin dhe i vënë, i harrojnë në makinë ose në zyrë dhe gjithmonë u duhet pikërisht ajo palë që nuk e kanë me vete.
Syzet progresive i zgjidhin të gjitha këto me një palë të vetme. Pjesa e sipërme e lentes shërben për larg, pjesa e mesme për distancën e kompjuterit dhe pjesa e poshtme për lexim. Kalimi nga njëra pjesë te tjetra bëhet butë, pa vijë të dukshme, ndryshe nga syzet e vjetra bifokale. Nga jashtë duken si syze krejt të zakonshme.
Për këtë arsye, kujt i duhen syze edhe për larg edhe për afër, i rekomandojmë syzet progresive. Me një palë të vetme shihni qartë gjatë gjithë ditës: kur ngisni makinën, kur punoni në kompjuter dhe kur lexoni.

Syzet progresive me inteligjencë artificiale, për herë të parë në Shqipëri
Në dhjetor 2025, Italoptik ishte i pari në Shqipëri që solli syzet progresive të projektuara me inteligjencë artificiale.
Çfarë ndryshon? Lentet progresive klasike ndërtohen sipas modeleve standarde. Te lentet e reja, inteligjenca artificiale ka mësuar nga një sasi e madhe të dhënash se si lëvizin sytë dhe koka e njerëzve në jetën e përditshme, dhe e përshtat dizajnin e lentes me matjet tuaja personale.
Ndryshimi tjetër i madh është mekanizmi me të cilin prodhohen. Sipërfaqja e lentes nuk punohet me metodat klasike, por e gdhendin robotë me saktësi shumë të lartë, pikë për pikë, sipas dizajnit që llogarit inteligjenca artificiale. Falë kësaj, kanali i shikimit, pra zona e qartë në mes të lentes që lidh pjesën për larg me atë për afër, është shumë më i gjerë se te lentet progresive klasike. Me një kanal më të zgjeruar, sytë lëvizin më lirshëm dhe klienti sheh shumë më qartë, me më pak turbullim anash. Rezultati është:
- Shikim më i qartë dhe më i gjerë në çdo distancë
- Përshtatje më e shpejtë, shumë njerëz mësohen me to qysh në ditët e para
- Kalim më i natyrshëm nga larg në afër, me më pak lëvizje të kokës
- Më pak lodhje e syve, edhe pas shumë orësh para ekranit

Si i bëjmë syzet tuaja progresive
- Vizita te okulisti. Kontrollojmë sytë dhe matim numrin e saktë për larg dhe për afër.
- Zgjedhja e kornizës. Ju ndihmojmë të gjeni syzet që ju rrinë bukur dhe janë të përshtatshme për lente progresive.
- Matjet personale. Me aparatura moderne masim distancën mes pupilave, lartësinë e syve te korniza dhe mënyrën si i mbani syzet.
- Prodhimi dhe dorëzimi. Kur i merrni, ua rregullojmë mirë në fytyrë dhe ju shpjegojmë si t’i përdorni në ditët e para.

Sa shpesh duhet kontrolluar?
Pas moshës 40 vjeç rekomandojmë një kontroll të syve çdo 6 deri në 12 muaj, ose sa herë që e rekomandon mjeku. Numri ndryshon me kohën dhe syzet duhet të ndryshojnë bashkë me të.
Rezervoni vizitën tuaj
Na gjeni në Selvi, në Kala dhe në Fier. Okulistët dhe optikët tanë ju ndihmojnë të zgjidhni lentet progresive që ju përshtaten më mirë. Na telefononi për të lënë takimin:
- Selvia: +355 4 222 2985 · +355 69 707 0097
- Kalaja: +355 69 203 9770
- Fier: +355 69 400 3377
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk zëvendëson vizitën te okulisti. Zgjidhjen e duhur e përcakton specialisti pas ekzaminimit.
