Tetori Rozë në Italoptik
Në Italoptik Kala u ulëm me dhjetë gra, me një mjeke dhe një psikologe, për të folur nga zemra se si kanceri ndryshon jetën e grave dhe të familjeve të tyre.
Në Italoptik Kala u ulëm me dhjetë gra, me një mjeke dhe një psikologe, për të folur nga zemra se si kanceri ndryshon jetën e grave dhe të familjeve të tyre.
Në shtator, fëmijët e kopshtit “Yjet” erdhën te Italoptik Kala për vizitën e syve. Me lodra, lojëra dhe psikologen Ilta Shahinaj, frika ia la vendin buzëqeshjes.
Në korrik ftuam fëmijët e Italoptik dhe prindërit e tyre për një ditë në natyrë në Malin e Dajtit, larg ekraneve, për të folur për miopinë dhe për rëndësinë e kohës jashtë.
Në maj, në Kalanë e Tiranës, fëmijët lanë telefonat dhe tabletët për puzzle, rërë dhe lojëra me tavolinë. Me psikologen Ilta Shahinaj dhe nënat, folëm për familjen, lojën dhe shëndetin e syve.
Në mars 2026, gjatë Ramazanit, Italoptik shtroi iftar me rreth dhjetë gra të komunitetit mysliman, te lokali Te Arditi në Mullet. Një mbrëmje bisedash për gratë, nënat dhe besimin.
Në shkurt 2026, te Italoptik Kala në Kalanë e Tiranës, çifte klientësh të moshave të ndryshme na treguan si u njohën, vështirësitë që kaluan dhe si e mbështetën njëri-tjetrin.
Më 5 janar 2024, Italoptik, optika e parë private në Shqipëri e themeluar nga Andrea Lula, mbushi 30 vjeç. Një festë e madhe me të ftuar të njohur, gjithë stafin dhe brandin tonë të syzeve.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Në Italoptik jemi pranë çdo gruaje. Kujdesuni për veten: kontrolli i hershëm shpëton jetë. Gjatë gjithë tetorit, dyqanet tona në Selvi, Kala dhe Fier vishen me rozë.
28 Nëntori, Dita e Flamurit · 29 Nëntori, Dita e Çlirimit
Me krenari për flamurin tonë, Italoptik u uron të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin! Ju presim me familjet tuaja në dyqanet tona në Selvi, Kala dhe Fier.