SYZE OPTIKE NË TIRANË
Syzet optike i mbani çdo ditë, prandaj duhet të ndiheni mirë me to. Në dyqanet tona në Tiranë, te Selvia dhe në Kala, ju ndihmojmë të gjeni kornizën që i shkon fytyrës suaj dhe lentet që ju bëjnë të shihni qartë.
Korniza për çdo stil
Kemi syze optike për femra, për meshkuj dhe për fëmijë, nga marka si Ray-Ban, Guess, Tom Ford, Prada, Gucci, Carrera dhe Ana Hickmann. Kemi edhe brandin tonë, ITALOPTIK, dhe kornizat KYME, të punuara me dorë në Itali.
Lentet bëjnë diferencën
Lente të holla Titan 1.8 dhe 1.9, antirefleks Silken, Blu Control për ekranet dhe lente progresive me inteligjencë artificiale për të parë larg dhe afër me të njëjtat syze.
Nga vizita te syzet
Mjeku okulist ju mat numrin, ne i përgatisim syzet dhe jua rregullojmë në fytyrë. Vizita kushton 2.000 lekë dhe është e përfshirë kur blini syze të reja.
