SYZE DIELLI NË TIRANË
Syzet e diellit janë mbrojtja e parë e syve tuaj, dhe njëkohësisht pjesa që e bën një veshje të thjeshtë elegante. Në Tiranë, te Selvia dhe në Kalanë e Tiranës, i provoni me qetësi dhe ju këshillojmë me sinqeritet se cilat ju shkojnë më mirë.
Për çdo fytyrë
Kemi syze dielli për femra, për meshkuj dhe për fëmijë, nga Ray-Ban, Prada, Gucci, Versace, Persol, Carrera, Tom Ford dhe Guess.
Mbrojtje e vërtetë
Të gjitha syzet tona janë origjinale, me mbrojtje UV. Për ata që ngasin makinën ose kalojnë shumë kohë pranë detit, kemi syze polarizuese që e heqin shkëlqimin.
Edhe me numër
Nëse mbani syze optike, mund t’i keni edhe syzet e diellit me numrin tuaj. Më shumë te syzet e diellit me numër.
Dhe online
I gjeni edhe në dyqanin tonë online, me transport falas në të gjithë Shqipërinë.
