SYZE ORIGJINALE

Një palë syze nuk është vetëm modë, është shëndeti i syve tuaj. Një kopje mund të duket njësoj, por lentet e saj nuk ju mbrojnë si duhet. Prandaj te Italoptik, prej vitit 1994, shesim vetëm syze origjinale.

Si e dini që janë origjinale

Çdo palë syze vjen nga markat dhe distributorët zyrtarë, me kutinë dhe kartën e markës. Ka garanci nga Italoptik për të paktën 1 vit.

Markat që gjeni te ne

Ray-Ban, Prada, Gucci, Versace, Tom Ford, Persol, Carrera, Guess, Hugo Boss, Ana Hickmann dhe të tjera. Kemi edhe KYME, të punuara me dorë në Itali, dhe brandin tonë, ITALOPTIK.

Ku t’i provoni

Në Tiranë, te Selvia (Rruga e Dibrës 271) dhe në Kalanë e Tiranës, si dhe në Fier, pranë AVN-së. Ose në dyqanin tonë online, me transport falas në të gjithë Shqipërinë.

Të gjitha dyqanet tona →

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Compare Products (0 Products)