Romina Lula me tortën e 30-vjetorit të Italoptik

30 vjet Italoptik: një festë për të gjithë ata që na besuan

Më 5 janar 2024, Italoptik mbushi 30 vjeç. Tridhjetë vjet më parë, babai im, Andrea Lula, themeloi Italoptik, optikën e parë private në Shqipëri. E hapi me një ëndërr të thjeshtë: që çdo njeri në Shqipëri të shohë mirë dhe të ndihet mirë me syzet që mban.

Andrea Lula, themeluesi i Italoptik, me të ftuar në festën e 30-vjetorit
Andrea Lula, themeluesi i Italoptik, në festën e 30-vjetorit.

Sot ajo ëndërr është bërë një familje e madhe, me tre pika: vendi ynë historik te Selvia, Italoptik Kala në Kalanë e Tiranës dhe Italoptik në Fier.

Buste klasike me syze dielli nën logon Italoptik, E para që prej 1994
“E para, që prej 1994”: Italoptik në mbrëmjen e festës.

Këtë ditëlindje nuk mund ta festonim ndryshe, veçse të gjithë bashkë. Organizuam një mbrëmje të madhe feste, ku na nderuan me praninë e tyre shumë personazhe të njohur të vendit tonë, miq të vjetër dhe të rinj të Italoptik. Pranë nesh ishte i gjithë stafi ynë, njerëzit që çdo ditë presin klientët me buzëqeshje dhe kujdes. Pa ta, këto 30 vjet nuk do të ishin të mundura.

Stafi dhe miqtë e Italoptik bashkë në festën e 30-vjetorit
Stafi dhe miqtë e Italoptik, të gjithë bashkë.

Ishte një mbrëmje plot emocione, kujtime dhe muzikë. Kujtuam fillimet, klientët e parë, vitet e vështira dhe ato të bukura. Dhe mbi të gjitha, falënderuam ata që na kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj rruge.

Romina Lula me tortën e 30-vjetorit të Italoptik
Torta e 30-vjetorit, me Romina Lulën.

Por kjo festë nuk ishte vetëm për të shikuar pas. Ishte edhe për të treguar se ku po shkojmë. Atë mbrëmje prezantuam të gjitha eventet dhe risitë që kemi sjellë te Italoptik, dhe një lajm për të cilin jemi shumë krenarë: Italoptik u bë optika e parë në Shqipëri që krijoi brandin e saj të syzeve.

Nisëm me koleksionin e syzeve optike Italoptik, dhe më pas vazhduam me syzet e diellit. Çdo model është menduar me kujdes, për cilësinë, komoditetin dhe stilin që klientët tanë meritojnë. Për ne, ky brand është një mënyrë për t’ju thënë faleminderit për 30 vjet besim.

Hyrja e Italoptik me syzet e mëdha të ndriçuara në mbrëmjen e festës
Hyrja e Italoptik, gati për festën.

Në të njëjtën frymë, kujdesemi të sjellim brande ekskluzive, që gjenden vetëm te Italoptik. Brandi i fundit ekskluziv është Kyme, syze të punuara me dorë në Napoli nga artizanët më të mirë italianë.

Faleminderit çdo klienti, çdo miku dhe çdo anëtari të stafit tonë. Faleminderit të gjithë të ftuarve që e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme. Ne vazhdojmë me të njëjtin pasion, për 30 vjet të tjera të përbashkëta.

Romina Lula me prindërit, Valentina Lula dhe Andrea Lula, në festën e 30-vjetorit
Romina Lula me prindërit, Valentina dhe Andrea Lula, në mbrëmjen e festës.

Me dashuri,
Romina Lula dhe ekipi i Italoptik

Historitë e dashurisë së klientëve tanë: Shën Valentini te Italoptik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Tetor 2026

Tetori Rozë

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Në Italoptik jemi pranë çdo gruaje. Kujdesuni për veten: kontrolli i hershëm shpëton jetë. Gjatë gjithë tetorit, dyqanet tona në Selvi, Kala dhe Fier vishen me rozë.

00Ditë
:
00Orë
:
00Min
:
00Sek
NA VIZITONI NË DYQAN
Compare Products (0 Products)