Fëmijët e kopshtit Yjet para dyqanit Italoptik Kala

Fëmijët e kopshtit në vizitë te Italoptik

Për shumë fëmijë, fjala “doktor” sjell frikë. Bluza e bardhë, aparatet e panjohura, një dhomë e re, dhe zemra fillon të rrahë shpejt. Ne e dimë këtë mirë, prandaj kur kopshti “Yjet” në Tiranë na kërkoi të sillte fëmijët për një vizitë te Italoptik Kala, në Kalanë e Tiranës, në shtator i pritëm me shumë gëzim.

Fëmijët e kopshtit Yjet mbërrijnë te Italoptik Kala
Mirë se erdhët! Mbërritja e fëmijëve te Italoptik Kala.

Kopshti na kishte ndjekur në aktivitetet tona të ndryshme dhe donte të ishte pjesë e tyre. Për ne ishte një nder dhe një përgjegjësi e bukur.

Qëllimi ynë ishte i thjeshtë: çdo fëmijë të bënte një vizitë të plotë okulistike dhe, mbi të gjitha, të largohej pa frikë. Të kuptonte që mjeku i syve është një mik që e ndihmon të shohë më mirë botën rreth tij.

Një djalë i vogël gjatë kontrollit të syve me aparat
Kontrolli i syve, pa frikë dhe me buzëqeshje.

Ishin me ne drejtoresha e kopshtit dhe mikja e Italoptik, psikologia Ilta Shahinaj. Ajo i ndihmoi fëmijët të ndiheshin të qetë dhe të sigurt, hap pas hapi. Patëm edhe lodra, sepse me lodra çdo gjë bëhet më e lehtë dhe më e gëzueshme.

Fëmijët bënë shumë pyetje, me atë kureshtjen e tyre të bukur: pse disa fëmijë mbajnë syze, si funksionon aparati, çfarë shikon mjeku në sy. Ne iu përgjigjëm me fjalë të thjeshta dhe e bëmë gjithë procesin si një lojë. Fëmijët që mbajnë syze u ndjenë krenarë, dhe të tjerët mësuan se syzet janë thjesht një ndihmë për të parë më qartë.

Një vajzë e vogël bën shenjën OK pas kontrollit të syve
Gjithçka shkoi mirë!
Dy vajza provojnë syze dielli te Italoptik
Pak lojë me syzet e diellit.

Ishte një ditë shumë e bukur. Pamë sy të vegjël plot kureshtje, buzëqeshje dhe shumë guxim.

Romina Lula me prindërit dhe fëmijët te Italoptik Kala
Faleminderit që ishit me ne!

Kontrolli i parë i syve është shumë i rëndësishëm. Shumë probleme të shikimit te fëmijët nuk duken nga jashtë, dhe fëmija shpesh nuk e di që nuk sheh mirë. Një vizitë në kohë mund të bëjë një ndryshim të madh në mësim, në lojë dhe në jetën e përditshme. Rekomandohet një kontroll i syve për çdo fëmijë para fillimit të shkollës, dhe më pas çdo 6 deri në 12 muaj ose kur e rekomandon mjeku.

Faleminderit kopshtit “Yjet”, drejtoreshës, edukatoreve dhe psikologes Ilta Shahinaj. Dhe faleminderit ju, fëmijë të dashur, që ishit kaq të guximshëm. Dyert e Italoptik do të jenë gjithmonë të hapura për ju.

Me dashuri,
Romina Lula dhe ekipi i Italoptik

Një ditë në natyrë me fëmijët e Italoptik
Tetori Rozë në Italoptik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories
Tetor 2026

Tetori Rozë

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Në Italoptik jemi pranë çdo gruaje. Kujdesuni për veten: kontrolli i hershëm shpëton jetë. Gjatë gjithë tetorit, dyqanet tona në Selvi, Kala dhe Fier vishen me rozë.

00Ditë
:
00Orë
:
00Min
:
00Sek
NA VIZITONI NË DYQAN
Compare Products (0 Products)